I shitën armë Tajvanit, Kina sanksionon 12 kompani amerikane

22 Maj 2024 | 18:45

Kina ka sanksionuar 12 kompani amerikane të mbrojtjes dhe 10 udhëheqës kompanish për shkak të shitjes së armëve për Tajvanin dhe në kundërpërgjigje të sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze të lidhura me Rusinë.

Në entitetet e sanksionuara nga Pekini përfshihen njësi të Lockheed Martin, Raytheon, General Dynamics dhe kompanive të tjera.

Ndërkaq, udhëheqës të lartë të Northrop Grumman Corporation dhe General Dynamics po ashtu janë sanksionuar.

Ministria e Jashtme kineze tha se masat vijnë pasi “SHBA-ja vendosi sanksione të njëanshme, joligjore ndaj një numri të entiteteve kineze duke u thirrur në faktorët e ashtuquajtur rusë”, por edhe për shkak se SHBA-ja “vazhdon të shesë armë për rajonin kinez të Tajvanit”.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj dhe nuk e përjashton mundësinë që ta marrë nën kontroll me forcë. Pekini që një kohë të gjatë ka kundërshtuar shitjen e armëve nga Uashingtoni.

SHBA-ja nuk e njeh Tajvanin si shtet, por në bazë të ligjit, Uashingtoni obligohet të sigurohet që Qeveria e Tajvanit të ketë aftësi që të mbrojë veten.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026