Kina “rrethon” ishullin, Tajvanin mobilizion forcat në vendin ku po kryen stërvitjet

23 Maj 2024 | 11:01

Tajvani ka mobilizuar forcat ushtarake dhe ka deklaruar se është i sigurt për mbrojtjen e ishullit, pasi Kina ka nisur stërvitje dyditore “ndëshkimore” rreth tij. Stërvitjet ndodhin në Detin e Tajvanit dhe rreth grupeve të ishujve të kontrolluar, pranë bregdetit kinez.

Stërvitjet vijnë tre ditë pasi Lai Ching-te, mori detyrën si president në Tajvan. Kina, e cila e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj ka dënuar fjalimin e Lai-t në inaugurimin e së hënës, në të cilin ai i bëri thirrje Kinës të ndalonte kërcënimet.

Komanda e Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës (PLA) njoftoi nisjen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, që përfshijnë ushtrinë, marinën dhe forcat ajrore në zona përreth Tajvanit.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit dënoi stërvitjet dhe deklaroi se ka dërguar forca në zonat përreth ishullit dhe është e sigurt për mbrojtjen e territorit të tij. Një zyrtar i lartë tha se stërvitjet janë brenda skenarëve të parashikuar.

Kjo nuk është hera e patë që Kina dhe Tajvani kanë pasur përplasje. Më herët në gusht të vitit 2022, Kina nisi stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit menjëherë pas një vizite në ishull, të ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026