Miratohet kartoni rozë në futboll, do të aplikohet në Kupën e Amerikës

23 Maj 2024 | 13:57

Krahas kartonit të verdhë e atij të kuq, Kupa e Amerikës do të vijë me një risi, siç është kartoni me ngjyrë rozë, i cili është aprovuar e do të aplikohet përgjatë këtij edicioni. Kompeticioni që nis më 20 qershor në SHBA, do të vijë me këtë risi, e cila i vjen në ndihmë së tepërmi skuadrës. Drejtuesit e këtij kompeticioni kanë vendosur ta aplikojnë atë, e konkretisht, kartoni rozë do të përdoret në momentet kur një futbollist pëson dëmtim në kokë apo tronditje, duke e pasur të pamundur të vijojë lojën.

Skuadra e cila ka lojtarin të dëmtuar, do të komunikojë me gjyqtarin e katërt, e ai me arbitrin kryesor që do të ngrejë lart kartonin rozë, për të kryer zëvendësimin. Në rregulloren me 5 zëvendësime ku numri shkon 6 në shtesë, së bashku me këtë risi, skuadrat kanë 7 mundësi për të zëvendësuar lojtarët, që do të ishte e mjaftueshme për çdo trajner.

Në momentin kur skuadra ndërmerr vendimin për marrjen e kartonit rozë, kundërshtari po ashtu është i detyruar të kryejë të njëjtën lëvizje, edhe nëse nuk e ka të nevojshme. Pas përfundimit të ndeshjes, përfaqësues të skuadrës, do të duhet të dërgojnë skedën mjekësore të lojtarit tek organizatorët, për të konfirmuar gjithçka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026