Masakra që ndryshoi Italinë, 32 vjet nga vrasja e gjykatësit Giovanni Falcone
Gjashtë ditë më pare u shënua 85-vjetori i lindjes së Giovanni Falcone, gjykatësit Italian që gjunjëzoi mafian. Falcone, i konsideruar si “gjeniu i antimafias” kuptoi se si të kapte elitën e mafies siciliane, duke gjurmuar transaksionet financiare, shpesh të lidhura midis Italisë dhe SHBA-së. Vrasja e gjyqtarit më 23 maj të vitit 1992 shkaktoi rënien e Cosa Nostra-s
Të shtunën, më 23 maj 1992, njerëz të veshur si punëtorë vendosën 500 kilogramë semtex dhe lëndë të tjera shpërthyese në një tunel kullimi nën autostradë. Automjeti I pare escortës së Falcones ishte një Fiat Croma me tre oficerë policie dhe e dyta, një makinë e bardhë, drejtohej nga Falcone, me gruan e tij në sediljen e pasagjerit dhe një truprojë pas. I treti ishte një Fiat blu, sërish me tre policë. Në orën 17:59, teksa makinat kalonin mbi kanal, eksplozivi I telekomanduar shpërtheu.
Shpërthimi shkatërroi dhjetëra metra rrugë dhe krijoi një krater prej tetë metrash. Falcone u mor në gjendje kritike, duke humbur jetën dy orë më vonë. Gruaja e Falcones dhe tre rojet e tij u vranë gjithashtu në sulm. Truproja dhe njëkohësisht shoferi i tij, Giuseppe Costanza përfundimisht mbijetoi. Vrasja shkaktoi një reagim krejtësisht të jashtëzakonshëm dhe Rezistenca kundër mafies mori përmasa krejtësisht të papritura.
Vrasësi i Falcone, i mbiquajtur “Deri”, i shpëtoi drejtësisë edhe për pak kohë. Giovanni Brusca u arrestua në vitin 1997. Ai u shpall fajtor në disa procese, përfshirë atë për vrasjen e Falcone. Brusca përfundimisht pranoi se shpërtheu bombën. Pas dënimit, megjithatë, ai filloi të bashkëpunonte me policinë, e cila kontribuoi në uljen e dënimit, kështu që u lirua me kusht më 31 maj 2021.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje