Sulm me thikë në stacionin e trenit në Francë, marokeni qëllon 4 persona
Katër persona mbetën të plagosur në metronë e qytetit të Lionit, në Francë, pasi një agresor i sulmoi me armë të ftohtë.
Autori i sulmit u ndal nga forcat e policisë. Sipas të dhënave zyrtare, dy nga të plagosurit u lënduan në bark dhe gjendja e tyre është e rëndë, por jo në rrezik për jetën.
Ndërsa dy të tjerët u prekën nga thika vetëm tek pjesa e krahëve. Ndërkohë, një grua që pa ngjarjen e rëndë u transportua në spital në gjendje shoku.
Për ngjarjen nuk është angazhuar Prokuroria e Antiterrorit, por është hapur një hetim nga policia kriminale për “tentativë vrasjeje”.
Agresori është një shtetas maroken, 27 vjeç dhe paprecedent penal. Sipas mediave franceze, në të kaluarën ai ka qenë disa herë i shtruar në spital për probleme mendore.
Edhe dëshmitarët e përjashtuan mundësinë që përpara sulmit ai të ketë shqiptuar fjalë me përmbajtje ideologjike apo fetare.
Episodi i dhunshëm ndodhi në një vagon treni, por njerëzit e kishin parë të dyshuarin edhe në stacion, ku sillej në mënyrë të çuditshme.
Sipas një zëdhënësi të forcave të rendit, vagoni ishte i mbushur me njerëz në momentin kur agresori u hodh në aksion.
Menjëherë më pas ai u përpoq të hiqte qafe armën, një thikë me sustë, që më pas iu gjet në posedim bashkë me një pasaportë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta