Spanja njeh zyrtarisht Palestinën në kufijtë e vitit 1967
Spanja e ka njohur zyrtarisht Palestinën si shtet në një “lëvizje historike drejt drejtësisë dhe rrugës së vetme për të arritur paqen”, sipas kryeministrit Pedro Sanchez.
Në fjalën e tij, Sanchez tha këtë të martë se ishte “një vendim që nuk e marrin kundër askujt, mbi të gjitha kundër Izraelit, një populli mik të cilin e respektojnë, të cilin e vlerësojmn dhe me të cilin duan të kenë marrëdhëniet më të mira të mundshme”.
Spanja ka njohur shtetin palestinez bazuar në kufijtë e vendosur në 1967. Duke dhënë mesazhin se refuzon në mënyrë apsolute Hamasin.
“Ky vendim pasqyron refuzimin tonë absolut ndaj Hamasit, një organizatë terroriste që është kundër zgjidhjes me dy shtete”, tha kryeministri Sanchez.
Vlen të theksohet se më shumë se 140 vende e kanë njohur shtetin palestinez, por asnjë nga fuqitë kryesore perëndimore nuk është në mesin e tyre.
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia janë tre vendet me peshë në Europë të cilat njohën shtetin e Palestinës.

LEXONI GJITHASHTU:
Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo