Ligji “rus” kalon në Parlament, dështon përpjekja e presidentes për ta penguar

28 Maj 2024 | 13:59

Parlamenti i Gjeorgjisë i ka dhënë përfundimisht dritën e gjelbër ligjit të kontestuar për agjentët e huaj.

Drafti u kërkon të gjitha organizatave që marrin mbi 20 për qind të financimeve nga jashtë të regjistrohen si “agjentë që përfaqësojnë interesat e fuqive të huaja”, ndryshe do të ndëshkohen me gjoba të rënda.

Autoritetet deklarojnë se ligji në fjalë nevojitet për të kufizuar përpjekjet e huaja për të ndikuar në politikat e brendshme.

Por kritikët thonë se ai do të kufizojë ndjeshëm lirinë e shprehjes, si dhe do të sabotojë aplikimin e Gjeorgjisë për t’u bërë vend anëtar i BE-së.

Presidentja e Gjeorgjisë ishte mes kritikëve të parë të ligjit dhe vendosi veton ndaj tij me argumentin se shëmbëllente ligjin e Kremlinit.

Por një komision parlamentar e zhbëri veton e saj ditën e hënë, duke i hapur rrugë votimit të së martës për aprovimin përfundimtar.

Protestuesit mbushën rrugët për javë të tëra në përpjekje për të bllokuar draftin. Disa dhjetëra prej tyre u arrestuan në përleshjet me policinë.

Tubime të tjera u mbajtën të martën në Tbilisi, me manifestuesit që u mblodhën para Parlamentit para votimit përfundimtar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026