Parlamenti danez hedh poshtë propozimin për njohjen e shtetit palestinez

28 Maj 2024 | 16:19

Parlamenti i Danimarkës e ka hedhur poshtë të martën një projektligj për njohjen e shtetit palestinez. Paraprakisht, ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, kishte thënë se mungojnë parakushtet e nevojshme për njohjen e pavarësisë së Palestinës.

Irlanda, Spanja dhe Norvegjia e njohën zyrtarisht shtetin palestinez të martën, një javë pasi njoftuan se do ta bënin një gjë të tillë.

Vendimi i tyre e ka zemëruar Izraelin, i cili e quajti atë “shpërblim për terrorizmin” dhe i tërhoqi ambasadorët e vet nga këto vende.

Projektligji për njohjen e Palestinës nga Danimarka u propozua në fund të shkurtit nga katër parti të majta.

“Ne nuk mund ta njohim një shtet të pavarur palestinez, dhe arsyeja e vetme është se nuk ka parakushte për këtë”, kishte thënë Lars Lokke Rasmussen gjatë debatit të parë për këtë projektligj në Parlament në prill.

“Ne nuk mund ta mbështesim këtë, por urojmë që të vijë dita kur do të mund ta bëjmë”, tha Rasmussen, i cili nuk ishte i pranishëm në Parlamenti gjatë votimit më 28 maj.

Danimarka ka thënë se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten, pas sulmit që Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e kreu më 7 tetor në jug të Izraelit, ku vrau 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbeu rreth 250 të tjerë.

Sulmi i 7 tetorit e nxiti luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës, si pasojë e të cilës janë vrarë mbi 36.000 palestinezë prej atëherë.

Së fundmi, Danimarka i ka bërë thirrje Izraelit të vetëpërmbahet dhe ta respektojë ligjin ndërkombëtar, shkruan REL.

Irlanda, Spanja dhe Norvegjia kanë thënë se vendimi i tyre ka për qëllim përshpejtimin e përpjekjeve për ta siguruar një armëpushim në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazë, dhe u kanë bërë thirrje vendeve të tjera t’i ndjekin hapat e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026