Verdhezinjtë besojnë tek triumfi, Terzic: Në 90 minuta ne mund ta mposhtim Realin

28 Maj 2024 | 18:13

Real Madrid-Dortmund është padyshim kryesfida e sezonit, njëkohësisht finalja e Ligës së Kampionëve, ku dy ekipet më të mira përballen me njëra-tjetrën, e vetëm një prej tyre ka shansin të ngrejë lart trofeun.

Përgatitjet kanë vijuar, ndërsa gjermanët duken të qetë, edhe pse përballë kanë 14 herë fituesit e Champions. Trajneri Terziç në një intervistë për median e UEFA-s deklaroi se nuk i trembet Realit, pasi skuadra e tij i ka të gjitha shanset ta fitojë trofeun.

“Ne kemi luajtur shumë mirë gjatë këtij sezoni, duke arritur deri në këtë finale. Përballemi me një ekip shumë të fortë, që e ka pasur shpesh këtë përvojë, por ne e dimë se në çdo ndeshje është e mundur të fitojmë. Nëse do të luanim dhjetë herë kundër Realit të Madridit, ndoshta do të pësonim më shumë humbje sesa fitore, por në një ndeshje të vetme, në 90 ose në 120 minuta, plus penalltitë, jemi të aftë të mposhtim çdo kundërshtar në botë”,-tha Edin Terzic.

Mungesa e eksperiencës është pika negative e tij, por që ka arritur të gjejë çelësin.

“Natyrisht që më duhet të fitoj ende përvojë në disa detaje, por gjithashtu përpiqem të shfrytëzoj më shpesh ata që e kanë pasur këtë përvojë, përpara se të bëj gabime që mund të shmangen në fazën përgatitore të finales”,-tha Edin Terzic.

Finalja e madhe mes Real Madrid dhe Dortmund luhet mbrëmjen e 1 qershorit në Wembley.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026