Celebrimet për Pashkën, meshë me kufizime në katedralen Notre Dame të Parisit
Liderët katolikë të Francës mbajtën të enjten një meshë në katedralen Notre Dame, në kuadër të javës së shenjtë që i paraprin festës së Pashkës.
Peshkopi i Parisit udhëhoqi ceremoninë, që ishte e mbyllur për publikun për të dytën herë rresht për shkak të kufizimeve nga COVID-19. Muzikë violine u luajt teksa peshkopi u lau këmbët të pranishmëve, një rit ky i praktikuar nga Kisha, pasi Jezu Krishti bëri të njëjtën gjë me 12 apostujt në atë që njihet si Darka e Fundit.
Edhe pse rajoni i Parisit ndodhet në izolim që prej gjysmës së marsit, qytetarët francezë lejohen të vizitojnë pikat e argëtimit, por grumbullimet me mbi 6 persona janë të ndaluara.
Festa e Pashkës e cila kremton “ringjalljen e Krishtit”, do të festohet këtë të diel nga të gjithë besimtarët katolikë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet