Elbasani i beson trajnerit Dede, verdheblutë me synime të qarta në Superligë

29 Maj 2024 | 16:09

Pasi kaloi me sukses sprovën e kategorisë së parë, Elbasani beson se do të jetë një pretendent edhe për titullin kampion në elitën e futbollit shqiptar.

Hapi i parë është hedhur, ndërsa është konfirmuar trajneri Nevil Dede, i cili po ashtu u shpall kampion një kategori më poshtë. 49-vjeçari ka besim se skuadra do të bëjë mirë dhe në Superligë.

“Pra dy gjëra janë; të luajmë futboll bukur, të kënaqim njerëzit. Nëse luajmë futboll atëherë besoj që do të vijnë dhe rezultatet, sepse njerëzit kënaqen duke luajtur bukur“, tha Dede.

Merkato ka qenë një pikë e fortë në sezonin e sapombyllur, e njëjta gjë do të përsëritet dhe këtë vit.

“Ne duam të marrim më të mirët siç e tha administratori dhe presidenti. Investimet dhe qëllimet janë shumë serioze”, u shpreh ai.

Presidenti i skuadrës, Kujtim Llupa ka bërë të ditur dhe objektivin për sezonin e ri.

“Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën për klubin për qytetin për tifozët. Mendoj që jemi në rrugën e duhur, sot fillojmë të merremi direkt me merkaton bashkë me trajnerin, administratorin dhe drejtorin. Më realja është “Final 4”, dëshira kjo është objektivi jonë”, tha Llupa.

Skuadra ka bërë ndryshime sa i përket stafit teknik, duke afruar Isli Hidin, Hektor Idrizajn dhe Elton Kodrën.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026