Vuçiç flet për luftë të madhe, Daçiç provokon: Kosova, zemra jonë
Serbia i kthen shpinën perëndimit dhe provokon Kosovën. Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç, gjatë një tubimi elektoral akuzoi opozitën se do pranojë se ka pasur gjenocid në Srebrenicë, pavarësinë e Prishtinës, anëtarësimin e Beogradit në NATO dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe Kinës.
“Ne e mendojmë Kosovën si pjesë integrale të Serbisë, pavarësisht se aty ka forca pushtuese. Zemra e Serbisë është Kosova dhe Republika Srpska, prandaj ne i mbrojmë. Kjo është arsyeja pse Presidenti Vuçiç ishte në krye të ekipit që luftoi heroikisht për t’i imponuar popullit serb një markë kolektive të gjenocidit. Ne nuk e pranojmë një dënim të tillë.”
Në tubimin për fushatën elektorale për përsëritjen e zgjedhjeve lokale në kryeqytet ishte dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili vazhdoi shfaqjet teatrale me flamurin serb dhe paralajmëroi trazira globale.
“Kohë të vështira janë përpara gjithë botës. Ka gjithnjë e më pak njerëz racionalë dhe të përgjegjshëm. Sikur e gjithë bota është çmendur, të gjithë ëndërrojnë konflikte. Por unë ëndërroj paqen për të shpëtuar fëmijët, vajzat dhe gjyshet tona”, tha Vuçiç.
Mes tjerash ai tha se i do popujt në Ballkan, pavarësisht se nuk përmendi shqiptarët, por vetëm ata njerëz që janë një rrënjë sllave.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta