Briatore për shpëtimin e Alpine

30 Maj 2024 | 13:17

Drejtori i Përgjithshëm i Renault F1, Luca de Meo raportohet ti ketë kërkuar Flavio Briatore’s kthimin në shtëpi.

71 vjeçari Briatore ishte figura kryesore e Renault në fillimin e viteve 2000 deri në largimin për incidentin ‘Crashgate’ në vitin 2008 dhe nga Formula 1 një vit më pas.

Në këtë moment ai është menaxheri i Fernando Alonso’s por nga dita në ditë shtohen zërat për më shumë ndikim në Enstone. Roli i ri do të jetë ai i supervizorit special por nuk përfshin impenjim konstant në aktivitetet në pistë. Objektivi është përmirësimi i performancës së përgjithshme.

Gjithçka pas fillimit më të dobët të sezonit në vitet e fundit që kulmoi me incidentin në Monaco ku Esteban Ocon goditi dhe për pak mbylli garën e shokut të skuadrës, Pierre Gasly. Pa harruar largimet e Alan Permane, Matt Harman, Dirk de Beer dhe David Sanchez.

Thuhet se Briatore ka biseduar ndërkohë me Adrian Newey’n për të kuptuar mbi mundësinë e impenjimit të tij në projektin Alpine në Enstone.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026