Si po reagojnë gjermanët ndaj skandaleve të spiunazhit, ku po orientohet vota
Një seri skandalesh dhe dyshimesh për spiunazh po vënë në rrezik fushatën elektorale të AfD-së gjermane për zgjedhjet evropiane. AfD pritej të ishte forca udhëheqëse e së djathtës ekstreme evropiane dhe prezantohej si një forcë patriotike në Gjermani.
“Ne jemi patriotë për vendin tonë, jemi patriotë për Gjermaninë”, deklaroi Alice Weidel, bashkëkryetare e AfD-së.
Dyshimet më serioze bien mbi kandidatin kryesor të partisë, Maximilian Krah. Në fund të prillit, asistenti i tij u arrestua nën dyshimin se i kalonte informacione Kinës dhe më vonë policia kontrolloi zyrën e Krah.
Një javë më parë, AfD u përjashtua nga grupi i së djathtës ekstreme evropiane, Identitet dhe Demokraci, pasi Krah deklaroi se jo të gjithë nazistët kishin qenë kriminelë.
“Në këtë fushatë elektorale, narrativa themelore e AfD-së u trondit, pasi hiqej si partia e vetme patriotike në Gjermani. Por nëse ajo bën propagandë për Rusinë, nëse ka një spiun nga Kina në radhët e tij, atëherë nuk është aspak patriotike, por një tradhtare e atdheut të saj dhe rrjedhimisht duhet të përballet me akuzën nëse është një forcë që garon për Gjermaninë, apo që përfaqëson interesa të huaja”, deklaron Johannes Hillije, analist politik në Gjermani.
Edhe numri dy i partisë, Peter Bishtron përballet me një hetim nën dyshimin se mund të ketë marrë para nga një rrjet pro-rus.
“Kemi parë politikanë të së djathtës ekstreme dhe të AfD-së në Gjermani që kanë qenë në xhepat e Rusisë. Ata po shesin shpirtin e tyre për propagandën ruse”, deklaroi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian:
Votuesit e linjës së ashpër të AfD-së nuk do të ndikohen nga lajmet e fundit. Por skandalet mund të largojnë votuesit e djathtë apo ata konservatorë që janë ende të pavendosur.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi