Rritet presioni mbi Biden: A do e lejojë Ukrainën të godasë Rusinë me armë amerikane
Presioni është në rritje ndaj presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë armët e furnizuara nga Perëndimi për të goditur territorin rus. Shtetet më të rëndësishme europiane kanë kërkuar që SHBA t’i japë dritën jeshile Ukrainës për të goditur Rusinë.
Megjithëse Washingtoni e ka furnizuar Ukrainën me mijëra armë mbrojtëse, tanke dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, sipas shumë ekspertëve kjo nuk mjafton për të përfunduar luftën në Ukrainë.
Presidenti i Francës, Macron ishte i pari që doli në një deklaratë duke thënë se Ukraina duhet të “lejohet” të përdorë armët e furnizuara nga Perëndimi kundër objektivave ushtarake në territorin rus. Në një deklaratë dhe Sekretari i Jashtëm i britanik tha se i takon Ukrainës të vendosë se si t’i përdorë armët britanike.
Javën e kaluar, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i tha The Economist se Perëndimi duhet të lejojë Ukrainën të mbrohet duke goditur bazat ushtarake në Rusi.
“Ukraina ka të drejtë të mbrohet. Dhe kjo përfshin objektivat goditëse në territorin rus”, tha ai.
Debati i armëve ka bërë që dhe presidenti Putin të dalë më një deklaratë, ku ka këcënuar perëndimin se po luan me zjarrin.
“Në Evropë, veçanërisht vendet e vogla, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se me çfarë po luajnë,” tha Vladimir Putin, duke vënë në dukje se shumë vende evropiane kishin “territor të vogël” dhe një popullsi të madhe, nëse do të ishin objektiv i sulmeve ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta