Shpërthen masivi i vullkanit në Islandë| Vërshon llava, evakuohet qyteti në veri
Një masiv vullkani shpërtheu në Islandë duke e ngritur llavën dhjetëra metra në ajër.
Krateri ndodhet në jug-perëndim të vendit, ku autoritetet kanë evakuuar qytetin e Grindavikut, përfshirë atraksionin e madh turistik, ujërat gjeotermale “Laguna Blu”.
“Procesi i evakuimit shkoi mirë. Në fillim ishin tre individë që nuk donin të braktisnin shtëpitë, por me kalimin e ditëve edhe ata u larguan nga qyteti”, tha Ulfar Ludviksson, shef policie në Sudurnes, Islandë.
Zona është pjesë e një sistemi vullkanik që ka qenë i fjetur për rreth 800 vjet përpara se të rizgjohej. Kjo përbën shpërthimin e pestë dhe më të fuqishëm në rajon që prej dhjetorit.
Shpërthimi i 8 shkurtit bllokoi një sistem tubacionesh, duke ndërprerë ngrohjen dhe ujin e nxehtë për mijëra banorë.
Islanda, që ndodhet mbi një zonë të nxehtë vullkanike në Atlantikun e Veriut, ka herë pas here shpërthime dhe po përballet vazhdimisht me to.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit