Blinken: SHBA i miratoi Ukrainës përdorimin e armëve amerikane brenda Rusisë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se Uashingtoni miratoi përdorimin e armëve amerikane brenda Rusisë nga Ukraina, e cila sipas tij do të bëhet një ditë anëtare e NATO-s.
Ai i bëri këto komente në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të aleancës ushtarake perëndimore, të cilët diskutuan të premten në Pragë përgatitjet për takimin e udhëheqësve të NATO-s në muajin korrik në Uashington, ndërsa aleanca po shton mbështetjen për Ukrainën dhe vendet anëtare po heqin kufizimet për mënyrën se si Kievi mund të përdorë armatimet perëndimore për të luftuar kundër agresionit rus.
“Javët e fundit, Ukraina erdhi te ne dhe kërkoi autorizimin për të përdorur armët që ne po ofrojmë për t’u mbrojtur kundër këtij agresioni, përfshirë kundër forcave ruse që po grumbullohen në anën ruse të kufirit dhe më pas sulmojnë Ukrainën. Kërkesa shkoi drejt te presidenti Joe Biden dhe siç e keni dëgjuar, ai e ka miratuar përdorimin e armëve tona për këtë qëllim”, tha sekretari Blinken.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West