Incident në ndeshjen Skoci-Izrael, protestuesi lidh veten me zinxhir në portë
Fillimi i ndeshjes kualifikuese të Skocisë për femra në Euro 2025 kundër Izraelit, u shty për më shumë se 30 minuta, pasi një protestues u lidh me zinxhirë në një nga shtyllat e portës. Protestuesi, ishte veshur me një bluzë ku shkruhej “Kartoni i kuq për Izraelin”. Ndeshja ishte planifikuar të fillonte në orën 19:05, por u shty për shkak të incidentit.
Loja u luajt me dyer të mbyllura për shkak të shqetësimeve për sigurinë pas informacioneve për protesta të planifikuara kundër Izraelit. Aktivistët pro palestinez, protestuan jashtë terrenit sportiv, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Aktivistët kritikuan vendimin e Shoqatës Skoceze të Futbollit (SFA) për të lejuar vazhdimin e ndeshjes, duke e quajtur atë një përpjekje për të suportuar Izraelin. Nga ana tjetër SFA tha se nuk kishte asnjë alternativë përveçse të luante lojën pa praninë e mbështetësve për shkak të protestave të planifikuara.
Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin BSC në Budapest, Hungari, të martën e ardhshme.

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij