Sulmoi me molotov bashkinë e Tiranës, lirohet protestuesi i opozitës

1 Qershor 2024 | 11:24

Gjykata e Tiranës ka liruar këtë të shtunë, protestuesin e opozitës, Sokol Bushkolaj, i cili u arrestua për hedhje molotovi gjatë protestës së fundit përpara bashkisë së Tiranës.

Bëhet me dije se gjykata caktoi masën e sigurisë të “Arrestit në shtëpi”.

49-vjeçari nga Thumana u arrestua pas protestës së zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. Ai u kap nga pamjet filmike teksa ndez molotovin dhe e hedh në drejtim të godinës së bashkisë.

I maskuar me kapele dhe flamurin e Shqipërisë mbi krah Bushkolaj ndez molotivin mes turmës dhe e hedh në drejtim të godinë ku ndodheshin dhe efektivët e policisë.

Më pas ai largohet mes pemëve. Fillimisht ai u akuzua për vrasje me dashje, por u lirua nga gjykata këtë të shtunë.

Protestat, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe të mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vijnë pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026