“Shoqëritë aksionere kanë dështuar që nga 94’’,Ceko: Të gjithë synojnë të përfitojnë
Eksperti Enriko Ceko ishte këtë të diel në “Review” në Euronews Albania ku tha se Menaxhimi i ujërave ka qenë problematik në 30 vitet e fundit.
Duke folur për skandalin në Ujësjellësin e Vlorës, shpjegoi se si e parashikon kodi i punës ngritjen e padive ligjore.
“Menaxhimi i ujërave ka qenë problematik në 30 vitet e fundit. Shoqëritë aksionere në Shqipëri, kanë dështuar duke filluar që nga viti 1994. Problemi kryesor i ujërave në Shqipëri është se uji shikohet si mall dhe jo si e drejtë. Në momentin që uji shikohet si mall, të gjithë duan të përfitojnë para nga uji duke ngritur edhe skema të kësaj natyre.
Sipas Kodit të punës punëmarrësi ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim nga punëdhënësi në rast të shkeljes së të drejtave të tij, deri në një periudhë prej 3 vitesh. Për zgjidhjen e kontratës pa shkaqe të justifikuara punëmarrësi duhet të ngrejë padi në gjykatën kompetente brenda 180 ditëve nga zgjidhja e kontratës”,-tha Ceko.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta