Tha se mund t’i jepte fund luftës për 24 orë, Zelensky: Trump një humbës
Donald Trump rrezikon të jetë një “president humbës” nëse i fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe imponon një marrëveshje të keqe paqeje në Ukrainë, tha Volodymyr Zelensiy, duke shtuar se kjo do të nënkuptonte fundin e SHBA-së si një “lojtar” global.
Në një intervistë për Guardian në Kyiv, presidenti ukrainas tha se ai nuk ka “ende asnjë strategji” se çfarë do të bënte nëse Trump do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Gazeta Express.
Nëse Trump e mund Joe Bidenin, ai pritet gjerësisht ta ndërpresë mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Ukrainën. Vitin e kaluar Trump u mburr se mund t’i jepte fund luftës “për 24 orë”.
Zelensky pranoi se një Trump i rizgjedhur, nëse do të donte vërtet, mund t’ia impononte Ukrainës një humbje dërrmuese ushtarake. Ai mund t’i ndërpresë “mbështetjen, armët dhe paratë” dhe madje “të bëjë marrëveshje” me partnerët e Kievit në mënyrë që ata t’i ndalojnë dërgesat e armëve jetike.
“Ukraina, duarzbathur, pa armë, nuk do të jetë në gjendje të luftojë një ushtri shumëmilionëshe [ruse]”, tha Zelensky për Guardian.
Duke folur brenda selisë së tij presidenciale, ai tha se mendon se ky skenar ishte i pamundur. Por ai tha se nëse do të ndodhte do të kishte pasoja të rënda për pozitën e SHBA-së në botë – si dhe për Trumpin personalisht. “A dëshiron ai të bëhet një president humbës? E kuptoni se çfarë mund të ndodhë?”, tha Zelensky.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh