Bie optimizmi për ekonominë| Rënie e lehtë në muajin maj, qytetarët janë skeptikë

3 Qershor 2024 | 17:35

Besimi për ekonominë është ulur lehtë në muajin maj. Të dhënat e Bankës Qëndrore, tregojnë se bizneset dhe qytetarët janë shfaqur më pesimistë për të ardhmen.

Besimi në ekonomi mbetet në nivelet më të larta historike këtë vit, megjithë luhatjet që ka pësuar pas çdo muaji.

Në maj, ai isht 112.7 pikë, nga 100 që është kufiri matës mes optimizmit dhe pesimizmit që shfaqin bizneset dhe qytetarët. Në raport me muajin prill, treguesi ra me 1 pikë.

Rënia u ndikua nga nivele më të ulëta të besimit në sektorët e industrisë, të ndërtimit dhe të konsumatorëve. Nga ana tjetër, besimi u rrit në sektorët e shërbimeve dhe të tregtisë.

Treguesi i besimit të industrisë regjistroi rënie të lehtë me 0.6 pikë dhe u ndikua nga vlerësimet më të ulëta për prodhimin industrial aktual.

Treguesi i besimit në ndërtim vijoi një prirje të lehtë rënëse për të tretin muaj rresht, ndikuar  nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues.

Edhe qytetarët, dhanë përgjigje më pesimiste në krahasim me muajin prill, duke vlerësuan më dobët situatën e tyre financiare, situatën ekonomike të vendit në të ardhmen si dhe blerjet në shuma të mëdha.

Treguesi i besimit në shërbime shënoi rritje për të tretin muaj radhazi, duke u ngjitur me 2.1 pikë përqindje në maj. Niveli i tij aktualisht qëndron 24 pikë përqindje mbi mesataren historike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026