Vangjel Tavo paraqitet në SPAK: U thirra për një kallëzim që kam bërë

4 Qershor 2024 | 10:34

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme anti-Korrupsion.

I pyetur nga Euronews Albania, Tavo ka thënë se është thirrur për një kallzim penal që ai vetë ka bërë në vitin 2021.

Mësohet se kallëzimi lidhet me krime zgjedhore, por ende nuk dihen detajet e plota të personave të denoncuar nga prefekti.

Vangjel Tavo u rikthye në politikën aktive në mars të këtij viti duke marrë postin e prefektit të Vlorës. Ai zëvendësoi në atë detyrë Flamur Mamaj.

Tavo ka qenë deputet i qarkut të Gjirokastrës në disa legjislatura, si dhe ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në vitet 2012-2013.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026