Situatë kritike nga reshjet në Gjermani, gjenden 4 të vdekur në bodrumet e banesave
Katër viktima janë gjetur në bodrumet e shtëpive, pasi pjesa më e madhe e Gjermanisë jugore u përmbyt na rreshjet e mëdha të shiut.
Trupi i një gruaje 43-vjeçare, të cilën ekipet e shpëtimit e kërkonin që nga mëngjesi i së dielës, u gjet në një bodrum në qytetin bavarez të Schrobenhausen.
Më vonë të hënën, policia tha se trupat e një burri dhe një gruaje u gjetën në një bodrum në Schorndorf, afër Shtutgartit, pasi kishte rënë niveli i ujit.
Përmbytjet shkaktuan ndërprerje të gjerë të transportit, me rrugët hekurudhore që lidhin Mynihun me veriun dhe perëndimin jashtë veprimit.
Guvernatori i Bavarisë Markus Söder tha se situata “mbetet kritike dhe e tensionuar”, me ujëra që tërhiqen në disa vende, por përmbytje të reja dhe evakuime ndodhin diku tjetër. Ai vuri në dukje se niveli i ujit pritet të rritet në qytetin e Regensburg dhe më tej në Danub.
Autoritetet kanë paralajmëruar se uji mund të rritet më tej në ditët në vijim.
LEXO GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta