Policia gjermane: Sulmi me thikë ku u vra polici, “motive ekstremiste islamike”
Prokuroria Federale Gjermane njoftoi se ka hapur një hetim për sulmin në të cilin u vra një oficer policie në Mannheim dhe se dyshon se ishte një sulm me motive fetare.
Siç thuhet, prokuroria më e lartë e shtetit ka marrë përsipër këtë çështje të hënën për shkak të “rëndësisë së veçantë” dhe dyshohet se sulmuesi, një 25-vjeçar afgan, ka dashur të pengojë lirinë e fjalës së kritikëve të Islamit. raporton Deutsche Ëelle.
I dyshuari jetoi në Gjermani për nëntë vjet dhe nuk kishte precedentë penalë gjatë asaj kohe, dhe tani ka gjasa të përballet me akuzat për vrasje, tentativë vrasje dhe pesë akuza për shkaktim të lëndimit trupor.
Ministri gjerman i Drejtësisë Marko Buschmann shkroi në Platformën X të hënën se ka “indikacione të qarta të një motivi islamik”, duke shtuar se “Islami i përket Gjermanisë, por islamizmi jo”.
Rreth 8,000 njerëz u mblodhën në Mannheim për t’i bërë nderimet e tyre një oficeri policie që vdiq dje pasi u plagos në një sulm të premten.
Disa njerëz u plagosën në atë sulm, duke përfshirë politikanin konservator dhe aktivistin anti-islamik Michael Sturzenberger, i cili u godit me thikë gjatë një tubimi publik, pas së cilës policia qëlloi dhe plagosi sulmuesin, raportoi më parë Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore