Dy bankat më të mëdha të Rusisë do të hapin degë në rajonet e aneksuara të Ukrainës
Dy bankat më të mëdha të Rusisë planifikojnë të hapin degë dhe zyra në rajonet e Ukrainës që Moska pretendonte se i kishte aneksuar muajin e ardhshëm.
Sipas mediave të huaja, shefi ekzekutiv i Sberbank, German Gref tha në dhomën e lartë të Parlamentit rus se banka do të jetë “e pranishme në të gjithë territorin e vendit”.
Shefi ekzekutiv i VTB, Andrei Kostin, tha se ata do të hapnin dy zyra në Luhansk në korrik dhe kishin plane të fillonin t’u shërbenin klientëve në Donetsk dhe qytetin port të Mariupol deri në fund të vitit.
Kujtojmë se presidenti Vladimir Putin aneksoi ilegalisht rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës në shtator 2022, përmes asaj që Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i quajtën referendume të rreme.
Aneksimi u dënua nga shumë vende si i paligjshëm, ndërkohë që forcat ruse i kontrollojnë vetëm pjesërisht katër rajonet në fjalë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit