Ushtria libaneze thotë se një person i armatosur sulmoi ambasadën amerikane

5 Qershor 2024 | 09:51

Ushtria libaneze tha të mërkurën se një person i armatosur u përpoq të sulmojë ambasadën e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Bejrut, shkruan AP.

Ushtria libaneze tha në një deklaratë se ushtaria qëlloi sulmuesin, të cilin ata e përshkruan vetëm si shtetas sirian. Sulmuesi u dërgua në spital i plagosur.

Mediat lokale raportuan se të shtënat rreth misionit diplomatik amerikan në veri të Bejrutit zgjatën për gati gjysmë ore.

Ambasada amerikane tha se sulmi i mëngjesit në hyrje të ambasadës nuk shkaktoi viktima në stafin e tyre.

Motivet e sulmit nuk u bënë të ditura. Megjithatë, mediat libaneze kanë publikuar fotografi që duket se tregojnë një sulmues të gjakosur i veshur me një jelek të zi me fjalët “Shteti Islamik” të shkruara në arabisht dhe inicialet në anglisht “I” dhe “S”.

Një zyrtar libanez i sigurisë, në kushte anonimiteti tha për Associated Press se kishte katër sulmues, duke përfshirë një që i çoi të armatosurit në vend dhe tre që sulmuan me armë zjarri.

Një sulmues u vra, një u arratis dhe i treti u plagos dhe u arrestua nga ushtria libaneze.

Ushtria libaneze tha se kishte dislokuar trupa rreth ambasadës dhe zonave përreth.

Në vitin 1983, një sulm vdekjeprurës me bombë në Ambasadën e SHBA-së në Bejrut vrau 63 persona. Për sulmin, zyrtarët amerikanë fajësojnë grupin militant libanez Hezbollah.

Pas atij sulmi, ambasada u zhvendos nga Bejruti qendror në veri të kryeqytetit.

Një tjetër sulm me bombë goditi vendndodhjen e re më 20 shtator 1984.

Në shtator 2023, forcat libaneze të sigurisë arrestuan një libanez që hapi zjarr në ambasadën e SHBA-së.

Në atë sulm nuk pati viktima.

Në tetor 2023, qindra protestues u përleshën me forcat libaneze të sigurisë në demonstrata pranë Ambasadës së SHBA-së, në mbështetje të popullit në Gazë dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe Bashkimi Evropian – në luftën e tij me Izraelin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pakistani dhe Arabia Saudite të shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran: Minon përpjekjet drejt paqes

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Mohammad Ishaq Dar bisedoi këtv të shtunë me homologun e tij saudit, Princin Faisal bin Farhan Al Saud. Të dy...
15:02 | 11/07/2026

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, dy të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)

Rusia sulmoi Ukrainën me raketa dhe dronë të shtunën, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 19 të tjerë, ndërsa Kievi pret furnizime mbrojtëse dhe...
14:55 | 11/07/2026

Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara

Prokurori turk në Ankara ka urdhëruar paraburgimin e 36 të dyshuarve, përfshirë kryetarin e bashkisë së një lagjeje të kontrolluar nga opozita në Ankara, si...
14:30 | 11/07/2026