Biden do të takohet me Zelenskyn në Francë, vendimet e rëndësishme që mund të merren
Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyy këtë javë, njoftojnë mediat ndërkombëtare.
Presidenti Biden fluturoi për në Francë të martën dhe do të qëndrojë aty pesë ditë, për të marrë pjesë në festimet e Ditës D në Normandi.
Aty presidenti amerikan pritet të takohet me Zelenskyyn, ku do flasin për përpjekjet e Ukrianës për të zmbrapsur pushtuesit rusë.
Ata do të takohen gjithashtu sërish në samitin e G7 në Itali midis 13 dhe 15 qershorit.
Përdorimi i mundshëm i rreth 300 miliardë dollarëve, të aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar përpjekjet e luftës në Ukrainë do të diskutohet nga Biden dhe Emmanuel Macron gjatë vizitës.
Biden dhe Zelenskyy u takuan për herë të fundit në dhjetor 2023 kur presidenti ukrainas ishte në Uashington DC për të kërkuar ndihmën e mëtejshme ushtarake.
Paketat e ndihmave nga SHBA-ja për Ukrainën janë vonuar muajt e fundit pasi kundërshtarët e Bidenit në Kongres kanë kërkuar të pengojnë përpjekjet e tij në një vit të rëndësishëm zgjedhor.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë