Nisin zgjedhjet për Parlamentin Europian, sondazhet dhe e ardhmja e BE

6 Qershor 2024 | 09:41

Rreth 373 milionë votues me të drejtë vote në Bashkinë Europian, do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 720 anëtarët e Parlamentit Evropian për pesë vitet e ardhshme.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian nisën këtë të enjte më hapjen e dyerve të qendrave të votimit në Holandë.

Gjatë tre ditëve të ardhshme, 26 vendet e tjera anëtare do të ndjekin në mënyrë progresive shembullin, duke kulmuar të dielën në mbrëmje, kur pritet të shfaqet “fotografia” e re e Parlamentit Europian.

Ndërsa evropianët përgatisin fletëvotimet e tyre, konflikti më i madh i armatosur në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore vazhdon në Ukrainë, një vend që kufizohet me katër shtete anëtare dhe synon të bashkohet një ditë në radhët e unionit. Kjo ka bërë që qeveritë e BE-së të përpiqen të gjejnë para shtesë për të rritur aftësitë e tyre mbrojtëse, një detyrë e shpërfillur për dekada nën vetëkënaqësinë e kohës së paqes.

Çmimet e larta të konsumit, humbja e fuqisë blerëse, rritja e pabarazive sociale dhe situata ekonomike duket se janë kryefjala e zgjedhjeve Parlamentin Europian.

Por tema të tjera të nxehta flasin drejtpërdrejt për rolin e BE-së dhe e vënë përgjegjësinë e saj në sytë e votuesve europianë.

Rritja e kërkesave për azil – rreth 1.14 milionë në 2023, niveli më i lartë në shtatë vjet – ushtron presion mbi reformën e sapo miratuar të bllokut për emigracionin për të dhënë rezultate të shpejta, edhe nëse legjislacioni do të marrë dy vjet për të hyrë në fuqi. Reagimi kundër Marrëveshjes së Gjelbër, i përfshirë më së miri te protestat e fermerëve , bie në kundërshtim me efektet përkeqësuese të ndryshimeve klimatike – viti 2023 ishte viti më i nxehtë i regjistruar.

Humbja e konkurrencës përballë Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ekspozon flukset e mangëta të investimeve të BE-së dhe nxit kërkesat për huamarrje të përbashkët, konsolidim biznesi dhe rishikim financiar.

Këto shqetësime pasohen nga lufta Izrael-Hamas, e cila ka nxitur kontestime të furishme mes të rinjve evropianë ; ndryshimet demografike që parashikojnë plakjen dhe tkurrjen e fuqisë punëtore; mospërfillja e vazhdueshme për sundimin e ligjit; kërcënimi i ndërhyrjes së huaj përmes dezinformimit dhe sabotazhit ; dhe një valë sulmesh tronditëse kundër politikanëve, duke përfshirë një atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë , janë disa nga sfidat e tjera me të cilat ndeshet Bashkimi Europian.

Parlamenti Evropian është trupi i vetëm i Bashkimit Evropian që përfaqëson shtetasit e vendeve anëtare. Funksioni i tij primar përfshin negocimin e ligjeve të BE-së me anëtarë të qeverive, që përfaqësohen prej Këshillit Evropian.

Parlamenti Evropian, po ashtu, miraton buxhetin e BE-së dhe voton për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e bllokut evropian.

Ky institucion ka përgjigjegësi mbikëqyrëse, përfshirë fuqinë për të miratuar apo refuzuar emërimin e presidentit të Komisionit Evropian – pozitë në të cilën është aktualisht Ursula von der Leyen e Gjermanisë, si dhe të komisionarëve.

Për dallim prej parlamenteve kombëtare, Parlamenti Evropian nuk ka të drejtë të propozojë ligje, por mund të negociojë ligjet e propozuara prej Komisionit Evropian.

Parlamenti Evropian përbëhet prej 720 anëtarëve dhe zgjedhjet për të mbahen çdo pesë vjet.

Deputetët e këtij institucioni e zgjedhin më pas presidentin për një mandat dy vjet e gjysmë..

Gjashtë prej 10 shtetasve të BE-së kanë shprehur interesim për të votuar në këto zgjedhje, ka treguar një sondazh i kryer prej Agjencisë së Statistikave të BE-së, Eurostat, në prill.

Parashikimet e sondazhit tjetër Europe Elects tregojnë që prej 720 ulëseve në Parlamentin Evropian, grupi i Partisë Popullore Evropiane – që i përket qendrës së djathtë – do të fitojë 180 ulëse, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve – që i takon qendrës së majtë – pritet të fitojë 138 ulëse, ndërsa Rinovoni Evropën, parti liberale e qendrës, pritet të fitojë 86 ulëse.

Konservatorët dhe Reformistët Evropianë pritet të fitojnë 75 ulëse, ndërsa Identiteti dhe Demokracia pritet të fitojnë 68 ulëse.

Partitë tjera më të vogla pritet të fitojnë së bashku 173 ulëse, sipas sondazhit.

Në zgjedhjet e kaluara ka ndodhur një ndryshim i madh në forcat partiake, pasi partitë e qendrës së djathtë dhe ato të qendrës së majtë kanë humbur një pjesë të votave kundrejt partive më të vogla.

Partia Popullore Evropiane dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve kanë humbur 76 ulëse së bashku.

Kjo nënkupton se ato kanë humbur shumicën, që e kanë gëzuar për kohë të gjatë.

Diçka e tillë ka rezultuar me krijim të koalicioneve me grupet partiake të qendrës dhe ato pro BE-së, sikurse Rinovimi i Evropës dhe Të Gjelbrit.

Dalja në votime atë vit pati arritur në 50.66 për qind – shifrën më të madhe në 20 vjet – çka përbën rritje prej 8 për qind prej vitit 2014.

Një realitet i tillë tregon për një rritje të interesit publik në çështjet si ndryshimet klimatike, migrimi dhe pabarazia ekonomike.

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026