Shehu pas vrasjes la makinën në Sarandë dhe kaloi kufirin, dyshohet se u ndihmua
Është konfirmuar zyrtarisht se 43-vjeçari Gerald Shehu, i cili akuzohet për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi mbrëmjen e djeshme në një hotel në Dhërmi, ka përdorur pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës për të kaluar drejt Greqisë.
Sipas burimeve për Euronews Albania, pas kësaj mendohet se ai ka shkuar në Igumenicë e më pas me traget drejt Korfuzit. Ai do të shfrytëzonte më pas aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Anglisë. Pikërisht në aeroport është ndaluar edhe nga policia greke me qëllim ekstradimi.
Dyshimi ndërkohë i policisë shqiptare është që Gerald Shehu është ndihmuar nga dikush. Kjo për faktin që ai ka lënë automjetin e tij në një parking privat në Sarandë dhe më pas ka udhëtuar për rreth 45 minuta drejt Qafë Botës.
Policia po heton se kush e ka ndihmuar Shehun me fshehjen e mjetit dhe transportin e tij për në pikën e kalimit kufitar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta