U vra nga pronari i hotelit në Dhërmi, gjendet trupi i recepsionistit 31-vjeçar

Autori dhe viktima
7 Qershor 2024 | 11:07

Është gjetur trupi i pajetë i 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, i cili u vra nga Gerald Shehu, pronari i hotelit ku punonte në Dhërmi.

Trupi i recepsionistit pas vrasjes ishte fshehur nga autori i krimit në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, të cilët u arrestuan ditën e sotme.

Forcat e Policisë e gjetën sot trupin e pajetë afër një guroreje duke shkuar për në Vuno, në vendin e quajtur ‘Përroi i Gjipesë’.

Gerald Shehu u arrestua ditën e djeshme në Korfuz, teksa ishte në aeroport për t’u larguar në drejtim të Anglisë, vend në të cilin kishte dokumenta të rregullta qëndrimi.

Ndërkohë Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion shtesë

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes kriminale të ndodhur në Dhërmi, pas zbardhjes së rrethanave, ndalimit në Greqi të autorit të dyshuar dhe arrestimit të 2 shtetasve që ndihmuan autorin për të fshehur kufomën, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet për gjetjen e trupit të shtetasit E. N.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të Komisariat të Policisë Himarë dhe disa grupe të Delta Forcë, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë vijuar kërkimet në një perimetër të gjerë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit E. N., në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026