Pronari e planifkoi vrasjen, rrobat e dokumentet ia dogji në furrën e picerisë

7 Qershor 2024 | 12:21

Burime për Euronews Albania nga policia e Vlorës bëjnë me dije se autori Gerald Shehu e kishte planifikuar paraprakisht vrasjen e recepsionitit të hotelit të tij, 31 vjeçarit Erald Nevruzi.

Sipas burimeve, përgjatë mbrëmjes së të mërkurës autori e ka marrë viktimën veçmas, në një dhomë ku pushonte stafi, duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve, punonjësve të tjerë të hotelit, Daniel Qoses dhe David Lartit ka nisur punën për zhdukjen e trupit.

Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentët e identifikimit duke ia kanë djegur tek furra e picerisë.

Më pas i ndihmuar nga personat në fjalë e ka mbështjellë me plasmas dhe të tre bashkë e kanë futur në mjetin tip Audi A8. Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit, ndërkohë që autori është nisur për në Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej drejt vendit fqinj.

Dyshohet se përgjatë aksit Dhermi-Himarë konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ka bërë një ndalesë ku ka hedhur trupin. Rrugën nga fshati Dhërmi në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë. Pasi ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4. të Sarandës, ka marrë taksi deri në Qafë Botë.

Aty kur ka kaluar kufirin dhe ka marrë një tjetër taksi me drejtim të Igumenicës. Në Igumenicë ka marrë tragetin për në Korfuz për të fluturuar në drejtim të Anglisë. Kanë qënë veprimet e shpejta të policisë së Vlorës në bashkëpunim me interpolin Grek të cilët kanë shkëmbyer informacione duke bërë të mundur arrestimin e tij. Janë dërguar dokumentacionet për përshpejtimin e ekstradimit të autorit. Autori me viktimën konfirmohet se kanë patur njohje në Angli dhe aty mund të ketë lindur konfikti që ka çuar në ekzekutimin e 31 vjeçarit. Autori me dy bashkëpunëtorët e arrestuar kishin 5 vite që punonin në të njëjtin hotel me njëri tjetrin.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit u gjet pranë një guroreje mes fshatit Dhërmi dhe Vuno.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026