“Latitude 2024” në Britani. Tërhiqen artistët, shkak sponsorizimet izraelite
Disa muzikantë po largohen nga festivali i ardhshëm i muzikës në Mbretërinë e Bashkuar Latitude.
Mui Zyu dhe Georgia Ruth janë artistët e fundit që tërhiqen nga edicioni i sivjetshëm i festivalit muzikor në Mbretërinë e Bashkuar Latitude për shkak të sponsorizimit të tij nga Barclays dhe lidhjeve të bankës me Izraelin.
Të dy artistët i bashkohen rockerëve Pilloë Queens dhe kantautorit irlandez CMAT, të cilët gjithashtu kanë bojkotuar festivalin për të njëjtin shkak.
Artistët më postimet që kanë bërë në rrjetet sociale, shprehen se nga ky festival do të përfitojnë ata që kanë kryer gjenocid në Palestinë.
“Gjatë gjashtë muajve të fundit ata kanë vazhduar të rrisin financimin e tyre për kompanitë që prodhojnë armë që përdoren më pas në Gaza ku në këtë moment janë vrarë mbi 37,000 njerëz dhe mbi 82,000 të plagosur”-shkruan artisja Zyu.
Këto njoftime vijnë menjëherë pas bojkotit të madh të The Great Escape në Brighton muajin e kaluar, edhe për shkak të lidhjeve të tij me Barclays.
Latitude ende nuk ka komentuar në lidhje me tërheqjet që po bëhen. Festivali zgjat nga 25 deri më 28 korrik.
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi