BE: Marrëveshja e dialogut nuk përfshin dërgimin e draftit në Komisionin e Venedikut
Bashkimi Evropian ka thënë të premten se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin nuk parasheh që draft-statuti evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venedikut, dhe i bëri thirrje Kosovës ta dërgojë atë në Gjykatën e vet Kushtetuese.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se “përfshirja e Komisionit të Venedikut nuk është e paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015. Vitin e kaluar, BE-ja ua prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim. Më vonë, kryeministri Kurti e cilësoi si “non-paper” këtë draft-statut.
“BE dhe QUINT e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre dhe pritjet për hapat e radhës që Kosova duhet t’i ndërmarrë në procesin e zbatimit të këtyre dy marrëveshjeve të Brukselit [të viteve 2013 dhe 2015] lidhur me themelimin e Asociacionit, më saktësisht që drafti evropian për statutin t’i dërgohet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese për të deklaruar atë si të pranueshëm”, tha Stano.
Ai e përsëriti se draft-statuti evropian ishte shkruar nga ekipi i të Lajçakut me ekspertë eminentë ligjorë, sikur edhe ekspertë nga Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi palët nuk ishin në gjendje të angazhoheshin në procesin e tyre të hartimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta