Narendra Modi betohet si kryeministër i Indisë për herë të tretë
Narenda Modi, lideri i partisë nacionaliste hinduse, Bharatiya Janata, është betuar si kryeministër i Indisë për herë të tretë.
Ceremonia është zhvilluar në rezidencën zyrtare të presidentit të Indisë.
Partia e Modit i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të Indisë, duke siguruar 293 ulëse në Parlament, por më pak sesa ishte parashikuar nëpër sondazhe.
Në këto zgjedhje është forcuar opozita në Indi, e cila i ka fituar 234 ulëse.
Mijëra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Modit, në Delhi.
Aty kanë shkuar edhe krerë shtetërorë prej Bangladeshit, Nepalit, Shri Lankës dhe Maldiveve.
Masat e sigurisë kanë qenë të rrepta – në zonën e inaugurimit kanë qenë 2.500 zyrtarë policorë.
Përgjatë ceremonisë, presidentja indiane, Draupadi Murmu, e ka udhëhequr edhe ceremoninë e betimit të kabinetit të Modit, shkruan REL.
Modi i falënderuar votuesit për mandatin e ri dhe ka thënë se do të bëjë gjithçka për të zhdukur korrupsionin dhe varfërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta