Sondazhi: Meloni merr 28% të votave, figurë kyçe në Evropë

10 Qershor 2024 | 07:39

Partia e ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, e kryeministres Giorgia Meloni, ka siguruar fitoren në zgjedhjet evropiane në Itali, duke marrë mbi 28% të votave, sipas një sondazhi të publikuar nga RAI italian. Kjo pritet të forcojë pozicionin e Melonit në vend dhe të jetë një figurë kyçe në Bashkimin Evropian.

Opozita e qendrës së majtë, PD, mori 23% të votave, ndërsa Lëvizja Pesë Yjet populiste ra në 10%, një ulje prej shtatë pikësh nga zgjedhjet e 2019-ës.

Forza Italia dhe partia Lega, partitë në koalicionit me Melonin, e udhëhequr nga Matteo Salvini, patën një rënje te konsiderueshme. Partia Lega mori rreth 8% të votave, një rënie e madhe nga 34.3% që fitoi në 2019-ën.

Lidershipi i Melonit brenda koalicionit duket i fortë, siç theksoi analisti i sondazheve zgjedhore Francesco Sismondini, i cili vuri në dukje ndjeshmërinë e qendrës së djathtë italiane ndaj ndryshimeve të brendshme të lidershipit. Këto zgjedhje e pozicionojnë Melonin si një figurë kyçe, me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe ekstremisten e djathtë franceze Marine Le Pen.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave. Sanksionet...
22:11 | 10/07/2026

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026