Plarent Ndreca: Rama e Meloni miq, po ndihmojnë njëri-tjetrin

5 Qershor 2024 | 21:42

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca tha në emisionin Now në Euronews Abania se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni po ndihmojnë njëri-tjetrin në marrëveshjen për emigrantët si ushtrues të detyrës në vendet përkatëse.

Sipas tij, ndihma që Shqipëria po i jep Italisë pa marrë mbrapsht një përfitim ekonomik, është një mundësi për t’i kthyer Italisë ndihmën që i ka dhënë vendit tonë në 30 vjet.

“Po ndihmojnë njëri-tjetrin, kjo është në thelb detyra e tyre si kryeministra, jo në kuptimin elektoral, në atë kuptim, në ushtrimin e detyrës së kryeministrave të dy vendeve, edhe Meloni ka interesat e veta në këtë proces që janë shprehu në marrëveshje. Ne kemin treguar gatishmërinë për të dhënë ndihmën tonë modeste për të ndihmuar një shtet që na është gjendur pranë në një moment kur na kërkuar ndihmë, në këtë proces që dihet se ata po mbajnë një barrë shumë të madhe në krahasim me vendet e BE për shkak të pozicionit gjeografik, po ndihmojnë njëri-tjetrin, është në detyrën e kryeministrit të ndihmojë fqinjët. Përfitim është edhe kur shpreh solidaritet, miqësi, jo çdo miqësi është e bazuar në terma ekonomikë. Italia është rasti më i mirë t’i kthejmë atë që Italia na ka dhënë në 30 vitet e fundit”, tha Ndreca.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026