“Emigrantët do burgosen” – Flet deputeti italian që protestoi kundër Melonit
“Jo Guantanamos italiane”! Me një parullë të tille në dorë ka zgjedhur të protestoje deputeti opozitar italian, Riccardo Magi ndaj vizitës se kryeministres se vendit të tij në Shqipëri ditën e sotme. Përfaqësuesi i partisë “Piu Europa”, ka kritikuar marrëveshjen e emigranteve mes dy vendeve tona, duke kërkuar anulimin e saj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Magi tha se arsyeja pse kishte zgjedhur të vinte në Lezhë ishte për të parë nga afër, si ligjvënës italian, se ku kanë shkuar 1 mld euro burime të taksapaguesve italianë.
Magi tha se ajo që pa ishte vetëm fushatë elektorale. Sipas tij, emigrantët që do të dërgohen në Shqipëri, ndryshe nga ata që vijnë në Itali, do të diskriminohen dhe do t’iu mohohen të drejtat e njeriut, duke u burgosur në vend që të trajtohen si azilkërkues.
“Unë zgjodha të vija sot në Shqipëri për të ushtruar të drejtën si ligjvënës italian për të vizituar strukturën, sipas marrëveshjes ajo strukturë është tokë italiane, por ajo që pamë është vetëm një fushatë elektorale, nuk dimë asgjë si do funksionojë ky vend. Së pari burimet që do të shpenzohen, rreth 1 mld euro, burime që vinë nga qytetarët italianë, do hidhen poshtë për të ngritur një vend ku do qëndrojnë pak mijëra njerëz, pasi janë shumë pak në krahasim me ata që vijnë në Itali, atyre nuk do t’u respektohen as të drejtat e tyre, ndaj është arsyeja pse do të dërgohen në Shqipëri. Mjafton të mendosh se emigrantët që janë në kushte të njëjta, nëse do vijnë në Itali do shkojnë si azilkërkues, nëse do shkojnë në Shqipëri do të burgosen dhe kjo është absurde, një diskriminim i njerëzve që janë në të njëjtën pozitë”, tha deputeti italian.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet