Investigimi i Rai3, Meloni: Për të sulmuar qeverinë italiane, po goditet një partner
Kryeministrja italiane,Giorgia Meloni, deklaroi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, se investigimi i Rai 3 nuk ka pasur objektivin e vërtetë të goditjes qeverinë shqiptare por atë italiane.
Meloni tha se mediat fqinje në tentativë për të sulmuar Italinë, po godasin me të padrejtë me një vend partner si Shqipëria.
Kryeministrja italiane shprehu gatishmërinë e saj për të hedhur poshtë atë që ajo e cilësoi si një përbaltje të qëllimshme të mediave italiane.
“Mendoj se arsyeja e vërtetë nuk është që të sulmohet populli shqiptar dhe qeveria shqiptare, janë pozicione apo qëndrime të ligjshme të legjitimuara, që janë armiqësore ndaj qeverisë italiane dhe që luajnë në këndvështrimin e tyre duke shpalosur qëndrimin e tyre. Duhet vlerësuar fakti që për të sulmuar qeverinë italiane goditet apo sulmohet një partner, Këtu nuk po dëmtohet vetëm qeveria italiane, por edhe Italia.
Shtypi italian ka bërë një zgjedhje të saj. Unë shpreh gatishmërinë dhe solidaritetin tim për ta hedhur poshtë këtë përbaltje dhe premtoj që në të ardhmen të jemi më të vëmendshëm ndaj marrëveshjeve që realizojmë. Nuk mund të vëmë në rrezik apo të komprometojmë marrëdhëniet e fqinjësisë”, tha Meloni.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë