Deputeti italian përplaset me Melonin në Shëngjin: Po krijoni një Guantanamo, turp!

5 Qershor 2024 | 15:10

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në kampin e refugjatëve në Shëngjin, i cili u vizitua nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Incidenti ndodhi pas mbajtjes së konferencës për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij Giorgia Meloni.

Deputeti Riccardo Maggi nga partia ‘Piu Europa’, ka kritikuar marrëveshjen, teksa ka pasur edhe një pankartë në dorë ku thuhet “Jo Guantanamos italiane”.

Kjo pasi në Itali opozita e vendit e konsideron kampin e emigrantëve që do të ngrihet në Shqipëri si burgu i Guantanamos (në SHBA).

Incidenti që nisi gjatë konferencës vijoi edhe pas përfundimit të saj, ku deputeti u përball me kryeministren Meloni dhe u zhvillua edhe një debat mes tyre. Ai i kërkoi llogari Melonit, duke thënë se ajo dhe Rama nuk kishin shpjeguar si do të funksiononte qendra e emigrantëve.

Pjesë nga debati mes kryeministres italiane Meloni dhe deputetit Maggi:

Maggi: Keni bërë viktimat për rreth një orë, pa shpjeguar si do funksiononte kjo qendër!

Meloni: Ju lutem largohuni (i drejtohet Gardës).

Maggi: Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse i ndodh kjo një deputeti para kamerave, mund të imagjinoni çfarë do u ndodhë personave të shkretë që do jenë të mbyllur këtu brenda.

Meloni: Është një legjislacion europian dhe italian që ne kemi sjellë këtu, por ju nuk donit ‘Piu Europa’? Ne kemi sjell legjislacionin europian këtu.

Maggi: T’ju vij turp…

Meloni: T’ju vij turp juve…(Kthehet sërish për t’u sqaruar). Unë ju kuptoj.

Maggi: Po shpenzoni 1 miliardë dollarë për të bërë një hotspot elektoral. Hiqni kapelën e kandidates dhe vendos atë të Presidentes së Këshillit.

LEXONI GJITHASHTU:

Rama dhe Meloni përfundojnë inspektimin në Gjadër, nisen drejt portit të Shëngjinit

Meloni mbërrin në Shqipëri, shkon me helikopter drejt Gjadrit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026