Meloni mbërrin në Shqipëri, shkon me helikopter drejt Gjadrit
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, nga ku u nis me helikopter në drejtim të Gjadrit ku pritet të vizitoi qendrën e pritjes së emigrantëve.
Më pas kryeministrja italiane e shoqëruar dhe nga kryeministri Rama, shkuan me makinë drejt kampit të emigrantëve në Shëngjin, ku pritet të mbajnë dhe një konferencë për mediat.
Vizita e kryeministres Meloni vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës në Shqipëri.
Meloni do të ndalojë fillimisht në Gjadër, një ish-aeroport ushtarak, 80 kilometra në veri të kryeqytetit, ku ka nisur puna për një nga dy qendrat e emigrantëve.
Qendra e përpunimit të kërkesave për azil në Gjadër është ende e papërfunduar dhe nuk është bërë e ditur data e dorëzimit.
Ndërkohë që autoritetet në qytetin port shqiptar të Shengjinit thanë se qendra e mbajtjes së emigrantëve atje ishte përfunduar.
Në nëntor, Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nënshkruan një marrëveshje 5-vjeçare në të cilën Shqipëria ra dakord të strehonte deri në 3,000 emigrantë të shpëtuar nga ujërat ndërkombëtare çdo muaj, ndërsa Italia përpunon kërkesat e tyre për azil. Meqë kërkesat për azil pritet të zgjasin rreth një muaj për t’u përpunuar, numri i azilkërkuesve të dërguar në Shqipëri mund të arrijë deri në 36,000 në një vit.
Qendrat, që do të menaxhohen nga Italia dhe mund të mbajnë maksimum 3000 azilkërkues në çdo kohë.
Italia do të paguajë për ndërtimin e qendrave dhe do të paguajë faturën për shpenzimet në lidhje me sigurinë dhe kujdesin mjekësor, me një kosto të vlerësuar nga 650 deri në 750 milionë euro gjatë pesë viteve të para.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë