Rama dhe Meloni përfundojnë inspektimin në Gjadër, nisen drejt portit të Shëngjinit

5 Qershor 2024 | 12:27

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërriti këtë të mërkurë në Shqipëri. Sapo zbriti nga avioni i saj në rinas, kryeministrja italiane u nis me helikopter drejt Gjadrit.

Atje së bashku me kryeministrin Edi Rama, ajo ka inspektuar kampin e ngritur për emgrantët.

Pas inspektimit në Gjadër të dy kryeministrat janë nisur drejt Shëngjinit ku pritet të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët.

Në nëntor, Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nënshkruan një marrëveshje 5-vjeçare në të cilën Shqipëria ra dakord të strehonte deri në 3,000 emigrantë të shpëtuar nga ujërat ndërkombëtare çdo muaj, ndërsa Italia përpunon kërkesat e tyre për azil. Meqë kërkesat për azil pritet të zgjasin rreth një muaj për t’u përpunuar, numri i azilkërkuesve të dërguar në Shqipëri mund të arrijë deri në 36,000 në një vit.

Qendrat, që do të menaxhohen nga Italia dhe mund të mbajnë maksimum 3000 azilkërkues në çdo kohë.

Italia do të paguajë për ndërtimin e qendrave dhe do të paguajë faturën për shpenzimet në lidhje me sigurinë dhe kujdesin mjekësor, me një kosto të vlerësuar nga 650 deri në 750 milionë euro  gjatë pesë viteve të para.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026