“Mos hajdeni në Itali”, gazetari zbulon sekretin: “Karta” e Melonit me Ramën
Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se Giorgia Meloni me marrëveshjen e bërë me kryeministrin Rama, por edhe me vizitën e saj në Shqipëri po bën një politik demotivimi për emigrantët.
Ajo sipas gazetarit është duke u dhënë mesazhin emigrantëve që nëse shkojnë në Itali, nuk do të mund të shkojnë në Europë, për të cilën ata nisen, por do të shkojnë në Shqipëri.
“Është e vërtetë që Italia dhe e gjithë Evropa është në fushatë zgjedhore për parlamentin Europian. Tema e preferuar e Melonit, prej vitesh në opozitë dhe tashmë dy vite në qeverisje, ka qenë luftimi i emigracionit. Italia është lënë vetëm në përballjen e këtij fenomeni migrator nga Afrika drejt Europës. Italia çdo vit ka mbi 200 mijë emirgantë afrikanë që janë në kufijtë e territorit të saj dhe hyjnë në mënyrë të paligjshme, e sipas marrëveshjes së Dublinit në çdo vend që hyjnë emigrantët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për azil.
Meloni gjeti këtë mekanizëm me qeverinë shqiptare, mekanizëm demotivimi, duke u thënë emigrantëve “Mos hajdeni në Itali se nuk po ju çojmë në Europë, por do iu çojmë në Shqipëri”. Ajo e shet këtë gjë si një të mirë për popullin italian. Këtu te ne vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka hapur një derë tjetër, pasi e ka bërë qeverinë shqiptare bashkë-përgjegjëse për kampet e ngritura në Gjadër”,-tha Lavdrim Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lita: SPAK zbuloi se “killerat” me pagesë në Shqipëri po paguhen me kriptovaluta
- Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë