Lita: SPAK zbuloi se “killerat” me pagesë në Shqipëri po paguhen me kriptovaluta

22 Maj 2024 | 21:54

Gazetari Lavdrim Lita është shprehur se SPAK ka zbuluar se vrasësit me pagesë në Shqipëri kanë nisur të paguhen edhe me kriptovaluta.

Komentet Lita i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kjo është një risi për Shqipërinë.

Ai tha gjithashtu se prokurorët e SPAK kanë një ngarkesë shumë të madhe, pasi çdo prokuror ka mesatarisht nga 41 dosje, me nga rreth 100 fashikuj secila.

“Raporti kishte risi, janë 242 faqe të ndara në 83 kapituj. Ka të reja goxha për ekspertët e fushës dhe ata që janë lëvruar në çështje. Kemi sbuluar nga SPAK se killerat me pagesë brenda vendit paguhen edhe me kriptovaluta. Kjo ishte një risi për Shqipërinë.

Ata kanë arritur edhe nga pikëpamja statistikore të gjejnë sa anëtarë ka një grup kriminal shqiptar. Ka mbi 750 procedime penale me 575 të proceduar që po hetohen aktualisht nga SPAK.

Çdo prokuror mesatarisht ka 41 dosje. Edhe nga kërkesat që bënte vetë Dumani, që të shtonin ndihmësat apo këshilltarët ligjorë pranë SPAK, ishte një nevojë për këto dosje, sepse një e tillë ka rreth 100 fashikuj”, tha Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026