Bogdani: Meloni tha se një pjesë e kampit në Gjadër do jetë për të burgosurit

5 Qershor 2024 | 21:43

Ish-funksionari i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, është shprehur se gjatë vizitës në Shqipëri ditën e sotme, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dha një detaj interesant që nuk ishte vënë re më parë.

Komentet Bogdani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku u shpreh se Meloni tha gjatë fjalës së saj se një pjesë e kampit në Gjadër do të jetë për emigrantët dhe një pjesë për të burgosurit.

Sipas Bogdanit, në Gjadër të Lezhës po krijohet një burg dhe Rama po e kthen Shqipërinë në llumin e Europës.

“Gjatë argumentit Ndreca tha që Rama i heq barrën Italisë. Rama barrën nuk ia heq Italisë, sepse Italia ka rreth 80 mijë emigrantë dhe 3 mijë nuk e ndihmon. Në këtë rast Rama vetëm se lë me barrë Shqipërinë. Nuk është çështje miqësie kjo, por pazari të pastër. Po të flasim për miqësi nuk është çështje mes 2 kryeministrash, por duke qenë para zgjedhjeve është çështje mes dy kryetarësh partishë.

Nuk është çështje as mirënjohje, sepse mirënjohjen ia kanë kthyer ata emigrantë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe janë taksapaguesit më të mëdhenj mes emigrantëve. Nuk është vetëm fushatë për në Itali kjo. Meloni dha dy detaje interesante kur tha se do kemi një pjesë për emigrantët dhe një pjesë për të burgosurit, pra do të krijohet edhe një burg aty. E dyta tha se është një shembull dhe instrument që duhet marrë shembull nga vendet e tjera të BE.

Një deputet belg i ekstremit të djathtë ka thënë që edhe ne duhet të shohim këtë gjë për Shqipërinë. Meloni po bën fushatë për ekstremin e djathtë në Europë. Rama po e kthen Shqipërinë në llumin dhe burgun e Europës. Këto marrëveshje bëhen me vendet e botës së tretë”, tha Bogdani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026