Njeriu “kyç” në dosjen Metamorfoza, arrestohet në Itali “Leksi i druve”
Është arrestuar në Milano, personazhi i njohur në dosjen “Metamorfoza” si “Leksi i druve”.
Policia e Shtetit bën me dije, se 49-vjeçari Aleksandër Deda, alias Aleks Ndreka, u ndalua në qytetin e Milanos, pas urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga SPAK për pjesëmarje në grup të strukturuar kriminal.
GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Interpol Tirana po vijon punën me homologët në Itali për të bërë të mundur ekstradimin e 49-vjeçarit.
“Kapet në Milano dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 47-vjeçar i akuzuar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje.
Si rezultat i informacionit të siguruar për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, nga Policia italiane u mundësua lokalizimi dhe kapja në Milano, Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit A. N., 47 vjeç.
47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, pasi GjKKO, më datë 23.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj 49-vjeçarit janë kryer disa atentate për ta eliminuar, por pa sekses. Sipas përgjimeve nga SKY Ecc, atentatet janë organizuar nga Arben Ndoka, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka në vitin 2017.
Gjithashttu Aleksa Ndreka konsiderohet si personi që mund të ketë dijeni dhe për zhdukjen e Ervis Martinaj.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta