Largimi i profesionistëve nga Shqipëria, Plarent Ndreca i përgjigjet aktivistes
Ergisa Bejkollari, aktiviste gjatë emisionit “Rinvote” ngriti shqetësimin e largimit të profesionistëve nga Shqipëria. Ajo e lidhi këtë plagë të shoqërisë dhe me aftësinë e vendit tonë në përthithjen e fondeve të Bashkimit Evropian.
Duke iu referuar raporteve, Ergisa tha se Shqipëria është e katërta në Evropës sa i takon largimit të profesionistëve dhe intelektualëve dhe pyeti kandidatin e PS, Plarent Ndreca se si është menduar që të zgjidhjet problem për ngritjen e grupeve për thithjen e fondeve të BE.
Kandidati i PS tha se këto dy problematika nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe se nga institucionet shtetërore nuk ka largimet të profesionistëve dhe specialistëve. Për thithjen e fondeve tha se ekziston një sektor i veçantë në Ministrinë e Financave dhe se me ndryshimin e metodologjisë nga BE do të ketë dhe përshtatje të sektorëve.
Aktivistja Bejkollari nga ana tjetër shtoi se sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme përthithja e fondeve është në nivelin 7.1% për periudhën 2019-2020. Ndërkohë nga një studim për periudhën 2007-2013 përthithja ka qenë 28% duke bërë që Shqipëria të jetë e parafundit në rajon dhe sipas saj “ekziston një lidhje dhe thuhet qartësisht se mungojnë kapacitetet njerëzore dhe intelektuale për të punuar në këtë drejtim”.
Plarent Ndreca deklaroi se largimi i kapaciteteve vjen për shkak se tregu evropian i punës është më tërheqës nga ajo çfarë mund të ofrojë Shqipëria dhe sipas tij kjo nuk duhet para si një gjë negative.
“Mos t’i japim konatacion politik dhe negativist pasi jetojmë në një botë globaliste dhe të hapur. Nëse nesër do të më ftonin të punoja si avokat në Gjermani do të shkoja në Gjermani me patjetër. Ne nuk konkurrojmë dot me Gjermanin, Italinë apo Francën. Nëse do të kishte largime në vendet rrotull nesh atëherë do të kishte një problem me qeverisjen”, tha ai.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta