Si “vdiq” Rilindja e Macron në zgjedhjet për Parlamentin Europian
Zgjedhjet euro-parlamentare kanë pasur një efekt të fortë dhe imediat ndaj politikës së brendshme të Francës.
Pasi pësoi një humbje të rëndë përballë nacionalistëve të Grumbullimit Kombëtar, presidenti Macron njoftoi shkrirjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve.
Në një fjalim në orët e natës, Macron tha se kishte vendosur t’ia kthente zgjedhjen për të ardhmen politike të vendit elektoratit dhe shpalli 30 qershorin dhe 7 korrikun si datat e zgjedhjeve.
“Ky është një vendim serioz dhe me peshë, por mbi të gjitha është një akt besimi. Besimi tek ju, bashkëkombësit e mi, tek aftësia e popullit francez për të bërë zgjedhjen e duhur për veten dhe gjeneratat e ardhshme”, tha Macron.
Duke folur për mbështetësit, kryetarja e Grumbullimit Kombëtar, Marine le Pen tha se e mirëpriste vendimin e Macron, duke theksuar se partia e saj përfaqëson forcën e ndryshimit.
“Ne jemi gati të ushtrojmë fuqinë tonë nëse qytetarët francezë na japin besimin e tyre në këto zgjedhje. Ne jemi gati ta ndryshojmë vendin, gati të mbrojmë interesat e francezëve, t’i japim fund emigracionit masiv dhe gati ta kthejmë fuqinë blerëse në prioritet”, u shpreh Le Pen.
Grumbullimi Kombëtar doli i pari me 31.7% të votave, duke u kthyer në të parën parti që merr mbi 30 për qind të votave në zgjedhjet evropiane që prej 1984-s. E pozicionuar pas saj, në vendin e dytë, partia Rilindja e Macron mori vetëm 14.5% të votave. Fiks 14% mori edhe Partia Socialiste, që u rendit e treta.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda