E djathta fiton në zgjedhjet kombëtare dhe të BE-së në Bullgari

10 Qershor 2024 | 13:28

Partia e qendrës së djathtë të Bullgarisë ka marrë shumicën e votave në zgjedhjet kombëtare dhe ato për Parlamentin Europian.

Partia fituese GERB, e udhëhequr nga ish-kryeministri Bojko Borisov, do të ketë nevojë për të paktën dy partnerë për të formuar një koalicion qeverisës.

Me 64% të votave të numëruara, të djathtët morën 23.7%, e ndjekur nga partia Lëvizja etnike turke për të drejta dhe liri, e cila doli papritur në vendin e dytë, me 15.9%.

Bullgarët votuan për Asamblenë Kombëtare për herë të gjashtë në tre vjet të dielën, së bashku me zgjedhjet parlamentare evropiane.

Të dyja votat u karakterizuan nga një numër i ulët i votuesve prej rreth 30%.

Rezultatet kanë prodhuar një parlament të fragmentuar, i cili ka të ngjarë të mos jetë në gjendje t’i japë fund një periudhe të gjatë trazirash politike. Shumë vëzhgues parashikojnë një tjetër zgjedhje të parakohshme parlamentare më vonë këtë vit.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi do të udhëtojë të hënë në Greqi ku pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij grek, Nikos Dendias...
20:08 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen

Mijëra protestues pritej të mblidheshin në qytetin serb të Kralevës të dielën, një ditë pasi Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të jepte dorëheqjen, duke hapur...
18:09 | 28/06/2026