Mesazhet e Ramës për Kurtin nga Prishtina: Politika e jashtme përdoret për vota
Kryeministri Edi Rama udhëtoi këtë fillim jave drejt Prishtinës për të marrë pjesë në kremtimet për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Në konferencën ndërkombëtare kushtuar këtij përvjetori të titulluar “Rugova dhe Perëndimi” kreu i ekzekutivit u tregua i ashpër me qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, të cilin zgjodhi të mos e takonte, por t’i përcillet disa mesazhe në raportet me Beogradin zyrtar.
Rama kërkoi që Kosova të vijojë përpara dhe të mos përdorë politikën e jashtme si politikë të brendshme për të marrë vota.
“Ne jemi në një proces ku thellohet qasja ndaj politikës së jashtme si politikë e brendshme dhe shfrytëzimi i platformave të komunikimit jashtë si tribuna për të marrë vota këtu. Ky konfrontimi si macja me miun në tavolinë, këto mbledhjet për t’u mbyllur brenda me orë vetëm për të dalë pas mbledhjes e për të thënë sa fortë i qëndrova unë tjetrin, këto nuk çojnë askund. Kosova duhet t’i tregojë targën Serbisë e të iki përpara dhe Serbia të bëjë çfarë të dojë pastaj”, tha mes të tjerash Rama gjatë fjalës së tij.
Përpara panelit dhe pjesëmarrësve, Rama vlerësoi edhe rolin e figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova në formimin e shtetit të Kosovës.
Për Ramën, Ballkani ka një shans historik për të çuar përpara dialogun. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryeministri Rama u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta